Aktualitet

2 orë protestë para Policisë, Basha: Asnjë hap pas, nesër Rama merr përgjigjen nga shqiptarët

12 Maj 2019, 09:09 Nga DOSJA
2 orë protestë para Policisë, Basha: Asnjë hap pas,

Tiranë- Para Drejtorisë së Policisë u zhvillua sot protesta e opozitës, ku qytetarët kërkuan lirimin e të arrestuarve. Qindra qytetarë ishin sot para këtij institucioni dhe protestuan në mënyrë paqësore . “Rama ik”, “Qeveri e krimit”, “Lironi çunat tanë” ishin disa nga thirrjet e qytetarëve sot. I pranishëm ishte edhe kreu i PD-së Lulzim Basha i cili tha  se në protestën e nesërme Rama do të marrë përgjigjen përfundimtare nga shqiptarët.

I pranishëm ishte edhe ish-deputeti Edi Paloka, i cili u shpreh se policia dje ka dhunuar qytetarët.  “Nuk është aspak policia e shqiptarëve. Mua më duket si cinizëm, po Sahit Dollapi ka qenë dje një nga personat që u përpoq dje të mbronte policët dhe e parë çfarë i ndodhi. Janë marrë  në burg njerëz që nuk kanë lidhje me protestën”, u shpreh Paloka nga protesta. Theksojmë se aty ndodhen edhe shumë forca policie, si ato të FNSH-së.

Në protestën e djeshme të opozitës së bashkuar u arrestuan 80 persona dhe u plagosën 16 efektivë policie. I dhunuar nga policia përfundoi edhe Sahit Dollapi, sekretari organizativ i PD-së, i cili ndodhet në spital ku po mjekohet.

 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta para drejtorisë së policisë protestae opozitës 12 maj 2019 protesta para drejtorisë së policisë protestae opozitës 12 maj 2019

Sondazh

Poll