Bota

24 Mars 2021, 13:39 Nga DOSJA

SERBI -Serbia ka siguruar, një medikament, regeneron, që është 95% efektiv në luftën kundër Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga Sanja Skodeic, nga kryetarja e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, e cila ka thënë se ilaçi është 95% efektiv ndaj personave që nuk janë shtruar në spital, duke shmangur përkeqësimin e gjendjes së tyre.

“Një ilaç për pacientët kundër Covid-19, efikasiteti i të cilit është 95 përqind ka mbërritur në Serbi. Ky ilaç është nga grupi i antitrupave monoklonale. Ai punon duke u lidhur me vendet në virusin ku virusi normalisht lidhet me qelizën. Ilaçi parandalon që virusi të lidhet më tej me qelizat në trupin tonë. Efikasiteti i tij është 95 përqind. Ai u jepet pacientëve që nuk janë të shtruar në spital dhe parandalon që gjendja e klientëve të përkeqësohet,”-ka thënë ajo.

Ai tregon se është më mirë të marrim ilaçe në një fazë të hershme, kur trupi ynë nuk ka prodhuar akoma antitrupa, ose të paktën jo një sasi më të madhe të antitrupave.

“Është menduar që pacientët të cilët sapo janë sëmurur dhe që janë kritikë sipas disa kritereve, të marrin ilaçeët. Së pari, për njerëzit më të vjetër se 65 vjeç, të cilët kanë sëmundje shoqëruese, probleme kardiovaskulare, hipertension, sëmundje të veshkave, probleme të mushkërive,”-ka thënë ajo.

Po ashtu ajo ka shtuar se nuk është aprovuar për pacientët që janë shtruar në spital për shkak të Covid-19 ose janë në oksigjen, sepse nuk dihet nëse ndihmon apo mund të përkeqësojë gjendjen .

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni sanja skodeic sanja skodeic

Sondazh

Poll

Bota 24 Mars 2021, 12:44

India zbulon një variant të ri të koronavirusit!

INDI–  India ka zbuluar një “variant të dyfishtë mutant” të virusit koronavirus në 206 mostra në shtetin perëndimor të Maharashtra, tha një zyrtar i lartë i qev...