Aktualitet

Mevlan Shanaj: Shqipëria kanë krizë morale, shqiptarët për pak të marrin jetën

12 Maj 2019, 07:50 Nga DOSJA
Mevlan Shanaj: Shqipëria kanë krizë morale, shqiptarët

Tiranë- Mevlan Shanaj është shprehur në një intervistë për “Aktorët shqiptarë.info” se Shqipëria dhe shqiptarët kanë krizë morale.  Sipas tij kriza kombëtare ka influencuar kudo.

“Kriza kombëtare ka influencuar kudo. Shoqëria kombëtare po kalon krizë në të gjitha profesionet. Shqipëria dhe shqiptarët kanë krizë morale. Shikoje si përbaltet njeriu i politikës, që e kanë zgjedhur vetë njerëzit ti përfaqësojë. Arti ka buxhet minimal. Kinemaja është ekonomi e zhvilluar, jo vetëm talent. E keqja është se shqiptarët nuk arrijnë të imponohen askund. As në zgjedhje”,shprehet ai. 

Sa i përket situatës politike ai është shprehur çdo veprim që bëhet në Shqipëri nga politika është në kundërshtim më parimet e Europës në çdo vend.

“Çdo veprim që bëhet në Shqipëri nga politika është në kundërshtim më parimet e Europës në çdo vend. Janë veprime të patretshme. Europa nuk i pranon. Ajo nuk pranon një parlament ku hynë kriminelët dhe hajdutët. Ajo nuk pranon 4000 njerëz në kërkim që nuk i gjen dot policia. Pse ndodhi që parlamenti holandez tha ‘Jo’? Nuk është problem i drogës, por i mentalitetit të shqiptarit. Vunë re që shqiptarët vrasin. Shqiptarët për pak të marrin jetën”, thekson ai. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mevlan shanaj shqipëria në krizë mevlan shanaj shqipëria në krizë

Sondazh

Poll