Bota

Prindërit biologjikë s’mund ta marrin për shkak të pandemisë, nëna surrogate po e rrit vogëlushen prej një viti

24 Mars 2021, 10:46 Nga DOSJA
Prindërit biologjikë s’mund ta marrin për shkak të

SHBA– Emily Chrislip, nga Idaho, e cila pranoi të shërbente si nënë surrogate për një çift në Kinë, ende është duke u kujdesur për foshnjën e tyre afër një vit më vonë për shkak të pandemisë së koronavirus.

Chrislip lindi një vajzë në maj të vitit 2020, por kufizimet e lidhura me pandeminë e udhëtimit në atë kohë nuk lejuan që prindërit e saj biologjikë të vinin në SHBA.

Sipas People, megjithëse Emily dhe burri i saj Brandon kishin mundësinë ta linin foshnjën në një agjensi, ata vendosën të kujdeseshin personalisht për të pasi prindërit u’a kërkuan atyre një gjë të tillë.

“Në fillim, ne menduam se do të ishin maksimumi katër javë, dhe pastaj vazhdonte të bëhej gjithnjë e më shumë. Nuk mund ta besoj se sa kohë ka kaluar”. – tha Chrislip.

Tani, dhjetë muaj pas lindjes së saj, Chrislips janë ende duke u kujdesur për foshnjën, pasi prindërit e saj biologjikë kërkojnë një mënyrë të sigurt për të arritur në SHBA dhe më në fund të takojnë vajzën e tyre.

“Shqetësimi më i madh janë kufizimet. Unë nuk mendoj se ata do të kenë një problem për të ardhur në SHBA, por për t’u rikthyer në Azi, ata mund të kenë probleme. Kështu që ne po përpiqemi të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë me të gjitha kufizimet.”- vijoi Chrislip.

Plani fillestar ishte që prindërit të udhëtonin në Amerikë dhe të ishin aty për lindjen e foshnjës para se ta merrnin në shtëpi. Por më pas ndodhi pandemia, duke bërë që vajza të kalojë muajt e parë të jetës së saj me Chrislips dhe pa prindërit e saj biologjikë.

“Ne patjetër që e duam atë dhe gjithmonë do të kujdesemi për të, por e kuptojmë që ajo nuk është e jona.”- përfundoi ajo.

Ndërsa ajo dhe Brandon mbeten me shpresë se së shpejti do ta japin vajzën tek prindërit e saj biologjikë, Emily pranoi se kur të vijë më në fund ajo ditë, pa dyshim që do të jetë e vështirë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota emily chrislip emily chrislip

Sondazh

Poll