Bota

“Treguan klas dhe respekt”/ Abdixhiku: Falenderoj të gjithë zyrtarët e LDK-së që dorëzuan detyrën te pasardhësit pol

23 Mars 2021, 21:57 Nga DOSJA
“Treguan klas dhe respekt”/ Abdixhiku: Falenderoj të

KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka falenderuar të gjithë zyrtarët e LDK-së që ishin pjesë e qeverisë së mëparshme. Në një shkrim në Facebook, ai ka falendruar të gjithë Ministrat dhe Kryeministrin që dorëzuan detyrat e tyre te pasardhësit e tyre. Abdixhiku ka shkruar se zyrtarët e LDK-së treguan shembull dhe klas ditën e sotme.

Postimi i plotë:

Falënderoj të gjithë zyrtarët e LDK-së, Kryeministrin, Ministrat, Zëvendësministrat e stafin politik që sot me dinjitet dorëzuan detyrat e tyre pasardhësve politikë. Treguan klas e respekt. LDK, me këtë kulturë dha shembull në skenën politike dhe institucionale të Kosovës. I falënderoj të gjithë, gjithashtu, për shërbim ndaj vendit në kohë aspak të lehtë.

Dje deputetët e legjislaturës së tetë të Kuvendi të Kosovës me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim zgjodhën qeverinë e re, e cila do të drejtohet nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Në qeverinë e re do të jenë 3 zvendëskryeministra, dhe 15 Ministri, ku ndër to 6 do të drejtohen nga femra.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora lumir abdixhiku zgjedhjet ne kosove lumir abdixhiku zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll