Bota

Zgjedhjet në Izrael! Dalin “Exit Poll-et”, partia e Natanyahut rrezikon pushtetin, parashikimi i zymtë për kryeministrin,

24 Mars 2021, 07:12 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Izrael! Dalin “Exit Poll-et”, partia e Natanyahut

IZRAEL– Sondazhet e dala pas zgjedhjeve në Izrael, tregojë se partia “Likud” e kryeministrit aktual Benjamin Natanyahu, mund mos të jetë në gjendje të sigurojë vende të mjaftueshme për të formuar një qeveri.

Sipas BBC, parashikohet se partia e tij ka shtatë ulëse më pak se 61 mandate që duhet për të krijuar qeverinë. Ndërsa partia kundërshtare, duket se do të marrë nga votimet plot 60 deputet.

Po ashtu, bazuar në sondazhe, një parti e vogël e krahut të djathtë, “Yamina”, e udhëhequr nga një ish-bashkëpunëtori i Netanyahut, Naftali Bennett, parashikohet të fitojë shtatë mandate. Megjithatë kjo forcë politike deri më tani nuk ka deklaruar hapur se me cilën parti do të krijojë një koalicion.

Por Bennett, i cili ndjek një ideologji të ashpër nacionaliste si Netanyahu, ka sinjalizuar se do të ishte i hapur për bashkëpunim me rivalët e tij, nëse i jepet shansi për t’u bërë kryeministër. Ndërkohë lideri kryesor i opozitës Yair Lapid, i cili drejton partinë “Yesh Atid” parashikohet të fitojë 16-18 vende në Parlament. 

Megjithatë Izraeli do të presë deri pasditen e sotme për të mësuar rezultatin zyrtar të zgjedhjeve. Komiteti Qendror i Zgjedhjeve të Izraelit ka paralajmëruar procesi i numërimit do të vonojnë për shkak të kufizimeve ndaj Covid-19.

Zgjedhjet e së martës në Izrael ishin të katërtat në dy vjet, kjo pasi tri palë zgjedhjet e kaluara janë pasuar me bisedime të vështira për formimin e koalicionit. Në fushatë, Netanyahu ka shfrytëzuar suksesin e tij në vaksinimin e popullsisë kundër koronavirusit, pasi më shumë se gjysma janë imuniziuar plotësisht.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota izrael zgjedhjet ne izrael izrael zgjedhjet ne izrael

Sondazh

Poll