Bota

Abdixhiku takon ambasadorin gjerman në Kosovë: Diskutuam për idetë e LDK-së

23 Mars 2021, 21:41 Nga DOSJA
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman në Kosovë: Diskutuam për

KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosoëvs, Lumir Abdixhiku ka pasur sot një takim me ambasadorin gjerman në Kosovë Jörn Rohde. Lajmin e ka bërë të ditur, vetë Abdixhiku me anë të një postimi në Twitter. Ai tha se në diskutim biseduan për idetë e LDK-së, si dhe për qasjen e tyre në opozitë.

Ai gjithashtu ka falendruar ambasadorin Rohde për mbështetjen që Gjermania po i ofron Kosovës. Në takim gjithashtu kanë marrë pjesë edhe nën/kryetarët e LDK-së Shqipe Mjekiqi dhe Besian Mustafa.

“Së bashku me Shqipen dhe Besianin, unë mirëprita sot Ambasadorin gjerman Jörn Rohde. Ne diskutuam idetë e LDK-së dhe qasjen tonë në opozitë. Faleminderit Ambasador për mbështetjen e jashtëzakonshme që Gjermania i ofron vendit tonë”, shkroi ai.

Together with Shqipe and Besian, I welcomed today H.E. Ambassador Jörn Rohde. We discussed LDK ideas and our approach in opposition. Thanked Ambassador for tremendous support Germany provides for our country.@GermanAmbKOS @ShMjekiqi @besianm pic.twitter.com/SSGMDDW1WH

— Lumir Abdixhiku (@LumirAbdixhiku) March 23, 2021

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora besian mustafa jorn rohde lumir abdixhiku shqipe mjekiqi besian mustafa jorn rohde lumir abdixhiku shqipe mjekiqi

Sondazh

Poll