Bota

Ftoi një koleg në shtëpi, rrihet dhe hidhet nga dritarja mjekja në Egjipt

23 Mars 2021, 21:30 Nga DOSJA
Ftoi një koleg në shtëpi, rrihet dhe hidhet nga dritarja mjekja

EGJIPT- Një mjeke në Egjipt është rrahur dhe hedhur nga dritarja pasi ka ftuar një koleg në shtëpi. Dailymail shkruan se 34-vjeçarja,pasi u rrah nga tre persona është hedhur nga ballkoni i shtëpisë së saj në Kajro.

Për këtë ngjarje janë arrestuar 3 persona, qiradhënësi i saj, portieri i pallatit dhe fqinji. Ata mendohet se e kanë vrarë atë pasi kishte ftuar kolegun e saj në shtëpi. Kjo gjë në Kajro quhet ‘vrasje nderi’, pasi në kodet shoqërore të Egjiptit, konsiderohet e turpshme që një grua të jetë në një dhomë me një burrë që nuk ka lidhje gjaku apo martese.

Të tre personat e arrestuar nuk janë akuzuar ende, pasi policia nuk i ka mbaruar hetimet e ngjarjes, ndërkohë që shumë aktivistë të të drejtave të njeriut dhe grave kanë bërë thirrje që këta të ndëshkohen.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota vritet gruaja ne egjipt vritet gruaja ne egjipt

Sondazh

Poll