Bota

Larg kamerave dhe pa dijeninë e publikut, Putin vaksinohet me vaksinën anti-Covid, zëdhënësi i Kremlinit: Është mirë, ne

23 Mars 2021, 20:08 Nga DOSJA
Larg kamerave dhe pa dijeninë e publikut, Putin vaksinohet me vaksinën

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë dozën e tij të parë të një vaksine anti-Covid. The Guardian shkruan se lajmin për vaksinimin e Putin e ka bërë të ditur zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov. Ai tha se Kreu i Kremlinit pas vaksinimit është mirë dhe se nesër do të shkojë në punë. Ndërkohë që vaksinia që ka marrë Putin nuk është bërë e ditur, si dhe ai është vaksinuar larg kamerave dhe gazetarëve

“Putini është vaksinuar kundër koronavirusit. Ai ndihet mirë. Nesër ai ka një ditë të plotë punë, ”tha Peskov.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Rusi janë regjistruar 4,474,610 persona me Covid, ndërsa 95,818 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota putin vaksinohet vladimir putin putin vaksinohet vladimir putin

Sondazh

Poll