Bota

Vjosa Osmani takim me Lumir Abdixhikun ditën e nesërme, do të diskutohet për çështjen e Presidentit

23 Mars 2021, 20:42 Nga DOSJA
Vjosa Osmani takim me Lumir Abdixhikun ditën e nesërme, do të

KOSOVË- Kandidatja për Presidente të Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet ditën e nesërme me Kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhikun. Gazeta Ekspress shkruan se takimi do të mbahet në orën 14:00, ndërkohë vendi ende nuk është bërë i ditur.

Në këtë takim do të bisedohet rreth çështjes së Presidentit të vendit, ku Vjosa Osmani po synon këtë post. Deri më tani ajo është e vetmja pretendente për të marrë këtë post, edhe pse për këtë duhet të sigurojë 2/3-at e votave.

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës duhet të vendoset në një afat kohor 60 ditë nga zgjedhjet parlamentare. Nëse zgjedhja e Presidentit dështon brenda këtyre ditëve, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme për të zgjedhur kreun e shtetit.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora lumir abdixhiku vjosa osmani lumir abdixhiku vjosa osmani

Sondazh

Poll