Bota

“Dialogu me Serbinë është zvarritur”/ Kurti: Duhet të kemi kërkesa të barabarta

23 Mars 2021, 20:06 Nga DOSJA
“Dialogu me Serbinë është zvarritur”/ Kurti: Duhet

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur mbi dialogun me Serbinë. Në një intervistë për KohaVizion, ai ka thënë se procesi i dialogut është duke u zvarritur, pasi ata janë nxituar shumë. Ai ka thënë se në vend që të ankohen për zvarritjen e dialogut ata fillimisht duhet që të diskutojnë arsyet që po zvarritet dialogu. Kurti ka thënë se ata duhet që të jenë aktiv, ofensiv dhe të barabartë në kërkësa gjatë dialogut dhe se duhet që të tregojnë unitet para Serbisë pasi ata në dialog po përfaqësojnë Kosovën

“Procesi i dialogut me Serbinë po zvarritet pasi ne jemi nxituar. Ne nuk duhet të ankohemi vetëm për zvarritjen e dialogut, por te diskutojme arsyet që u zvarrit dialogu. Ne duhet të jemi aktiv, ofensiv dhe të barabartë në kërkesë. Shoqëria civile duhet të marrë pjesë në dialog, ne jemi të hapur për të diskutuar me ta. Në Serbi duhet të shkojmë të fortë, pasi përfaqësojmë shtetin e Kosovës. Koncesusi në Kosovë mes palëve është i domosdoshëm. Nuk jamë për dialog me aktorë dhe regjisor, ne duhet të definojmë principet e pjesëmarrësve në dialog, por jo përmbajtjen e tyre. Ne nuk kemi vemdosur barriera ndaj Serbisë, duam që ajo t’i heqë ato,” tha ai.

Dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Takimi i fundit ndërmjet krerëve shtetërorë të këtyre vendeve është zhvilluar në shtator të vitit të kaluar. Prej atëherë, nuk është mbajtur takim i nivelit të lartë.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-serbi albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll