Bota

Seanca e radhës e ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata Speciale mblidhet ditën e nesërme

23 Mars 2021, 19:49 Nga DOSJA
Seanca e radhës e ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata

HAGË- Seanca e radhës për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahet ditën e nesërme. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë Dhomat e Specializuara me anë të një njoftimi në faqes zyrtare. Seanca do të mbahet në orën 11:00 dhe do të jetë mbi ecurinë e çështjes kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet më 24 mars në orën 11:00”, thuhet në njoftim.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage rexhep selimi hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage rexhep selimi

Sondazh

Poll