Bota

“Ky është një veprim anti-shqiptar”/ Nik Gjeloshaj: Zdravko Krivokapiq dhe Dritan Abazoviç kanë ndryshuar kufijtë e Ko

23 Mars 2021, 19:34 Nga DOSJA
“Ky është një veprim anti-shqiptar”/ Nik Gjeloshaj:

MAL I ZI- Kryetari i Komunës së Tuzit në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj ka akuzuar Kryeministrin dhe nënkryeministrin malazez Zdravko Krivokapiç dhe Dritan Abazoviç për ndryshim të kufijve të Tuzit. Në një shkrim në Facebook ai është shprehur se ka parë që kufijtë e Tuzit kanë ndryshuar në sistem. Ai ka shkruar se këtë gjë nuk e ka bërë edhe PDS-ja kur ishte në pushtet. Gjeloshaj këtë veprim e ka quajtur anti-shqiptar dhe u ka bërë thirrje të gjitha bashkësive ndërkombëtare që të reagojnë mbi këtë gjë.

Postimi i plotë:

Zdravko Krivokapiq dhe Dritan Abazoviq pas zgjedhjeve në krye të qeverisë së Malit te Zi, për hapat e parë që kanë ndermarrë ishte ndryshimi i kufirit administrativ i Komunës së Tuzit. Gjatë punës së përditshme të sekretariateve tona kemi vërejtur ndryshimin e kufirit tone (Komuna e Tuzit) ne gjeoportal. Kanë ndryshuar teritorin tonë ashtu që deponinë e kanë kaluar në teritorin e kryeqytetit Podgorica. Kështu nuk ka punuar as PDS edhe pse kjo ishte e vetmja pikë kontestuese me ta. Do ta kenë Malesine para qeverisë , se u kam dhënë një afat, tani urgjentisht duhet ta ktheni linjën administrative të Komunës sonë ashtu siç është miratuar në Kuvendin e Malit të Zi. Një veprim i ketillë antishqiptar nuk do ta durojmë më , sepse nuk është vetëm kjo, por qeveria e Malit të Zi e ka bllokuar edhe pagesën e mjeteve për Komunën tonë, mjete këto të cilat na takojnë sipas ligjit. Ftoj për herë të fundit bashkësinë ndërkobëtare e cila është e pranishme në Mal të Zi te reagojë … Qytetarët e Malesisë do të kenë pergjigjje të ashpëra ndaj ketij provokimi te ri.
Nik Gjeloshaj

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic nik gjeloshaj zdravko krivokapić dritan abazovic nik gjeloshaj zdravko krivokapić

Sondazh

Poll