Bota

Izolimi i parë i Anglisë, Johnson: Për njerëzit që kanë humbur jetën, hidhërimi është i madh 

23 Mars 2021, 17:39 Nga DOSJA
Izolimi i parë i Anglisë, Johnson: Për njerëzit që

ANGLI- Kryeministri anglez, Boris Johnson ka mbajtur një konferencë për shtyp për të kujtuar ditën që Anglia u izolua për herë të parë. BBC shkruan se, Johnson në fjalën e tij ka thënë se së bashku ata kanë për ta mposhtur virusin dhe se ky vit që kaloi ka qënn një pikë e qëndresës së tyre kundër këtij virusi. Johnson gjithashtu ka kujtuar të gjithë personat që kanë humbur jetën nga Covid.

“Ne e bëmë atë, së bashku. Për kaq shumë njerëz hidhërimi ynë është bërë më i mprehtë sepse nuk kemi qenë në gjendje t’i shohim të dashurit tanë në ditët tona të fundit“, tha ai.

Johnson foli edhe për vaksinimin në vend, ku tha se deri tani më shumë se 30 milion doza janë të administruara në total, ku nga këto 28 milion njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Kryeminstri Johnson, ka falenderuar të gjithë njerëzit që janë angazhuar të luftojnë këtë virus, duke ndjekur me pikëmëri të gjitha rregullat.

“Por në fund të fundit kjo ishte ndryshe nga çdo luftë tjetër, gjatë jetës sime në të gjithë popullsinë tonë që ka qenë e angazhuar. Dhe falë të gjithëve ju mund të vazhdojmë në hartën tonë drejt lirisë,” tha Johnson.

Që nga fillimi i pandemisë në Angli janë regjistruar 4,307,304 persona me Covid, ndërsa 126,284 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota boris johnson covid boris johnson covid

Sondazh

Poll