Bota

Një vit nga mbyllja e parë, Anglia mban 1 minutë heshtje për viktimat nga Covid

23 Mars 2021, 17:03 Nga DOSJA
Një vit nga mbyllja e parë, Anglia mban 1 minutë heshtje për

ANGLI- Anglia ditën e sotme ka shënuar 1 vjetorin e mbylljes së parë të vendit. Reuters shkruan se si sot një vit më parë të gjithë anglezët u detyruan që të mbylleshin brenda në shtëpi.

Në mesditë sot në orën 12:00 në Angli në të gjithë strukturat e shtetit si dhe spitale mbajtën një minutë heshtje në nderim të të gjithë personave që kanë humbur jetën. Ndërkohë që në orën 20:00 të gjithë njerëzit në Angli u është thënë të dalin te pragu i portës duke ndezur qirinj ose pishtarë po për personat që janë infektuar me Covid ai dhe që kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i pandemisë në Angli janë regjistruar 4,307,304 persona me Covid, ndërsa 126,284 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota 1 vjetori i izolimit te anglise angli covid 1 vjetori i izolimit te anglise angli covid

Sondazh

Poll