Bota

Pfizer fillon testet e para, gati për të krijuar pilulën anti-Covid

23 Mars 2021, 16:23 Nga DOSJA
Pfizer fillon testet e para, gati për të krijuar pilulën

SHBA- Kompania farmaceutike, Pfizer ka filluar provat e para për një pilulë anti-Covid. The Guardian shkruan se, kjo pilulë mund tu jepen njerëzve që kanë virusin që në shenjat e para të tij, pasi mund të ndalojë shumimin e infeksionit në qeliza.

Pilula e Pfizer, e quajtur ‘PF-07321332’, është një frenues i proteazës, si dhe ndihmon shumë pacientët me Covid gjatë infektimit. Më parë frenuesit e proteazës janë përdorur dhe kanë qenë efektivë në trajtimin e patogjenëve të tjerë viralë siç janë virusi HIV dhe hepatiti C.

“Së bashku, të dy kandidatët oralë dhe intravenozë kanë potencialin për të krijuar një paradigmë trajtimi fund për fund që plotëson vaksinimin në rastet kur sëmundja ende ndodh”, tha mjeku kryesor i Pfizer, Mikael Dolsten.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota pf-07321332 pfizer pf-07321332 pfizer

Sondazh

Poll

Bota 23 Mars 2021, 14:54

BE do t’i mbajë njëherë vaksinat për vete

Me këtë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i refuzon kërkesat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH për dhurime të vaksinës nga BE d...