Bota

Itali/ Refuzuan të vaksinoheshin ndaj Covid-19, gjykata vendos t’i ndërpresë pagën 11 punonjëse shëndetësorë

23 Mars 2021, 16:43 Nga DOSJA
Itali/ Refuzuan të vaksinoheshin ndaj Covid-19, gjykata vendos t’i

ITALI- Një gjykatës italian në qytetin Belluno, në rajonin e Venetos, vendosi që anëtarët e personelit mjekësor që refuzuan të vaksinohen nuk kanë të drejtë të vazhdojnë të marrin pagën e tyre.

Sipas RaiNews, gjykatësi u mor me të gjithë çështjen pas një apeli nga njëmbëdhjetë qytetarë (tre infermierë dhe tetë personel ndihmës), të cilët punojnë në dy shtëpi pleqsh në zonën e Belluno. Pasi refuzuan të vaksinohen, ata u vendosën në pushim të detyrueshëm nga punëdhënësit e tyre.

Pak më vonë, një mjek publik italian vendosi që ata ishin “të papërshtatshëm për punë ” për shkak të qëndrimit të tyre negativ ndaj vaksinës 19 dhe për pasojat që mund të kishte mbi grupet e moshuara dhe të prekshme.

Pas një apeli nga njëmbëdhjetë punonjësit në gjyqësorin italian, gjykatësi kompetent vendosi që nuk kishte arsye të vlefshme për refuzimin e vaksinës, pasi efektshmëria e këtyre përgatitjeve në efektet negative të sëmundjes është e njohur gjerësisht, siç dëshmohet nga ulja drastike e vdekjeve në kategoritë e qytetarëve që mund të vaksinohen

Një gjykatë në Izrael gjithashtu ka vendosur që mësuesit që refuzojnë të vaksinohen nuk do të paguhen për punën e tyre dhe nuk do të marrin pagën e tyre.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota belluno veneto vaksinimi ne itali belluno veneto vaksinimi ne itali

Sondazh

Poll