Bota

OKB miraton rezolutë për uljen e çmimit të vaksinave dhe qasje të barabartë të tyre

23 Mars 2021, 16:38 Nga DOSJA
OKB miraton rezolutë për uljen e çmimit të vaksinave dhe

SHBA- Këshilli i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka miratuar një rezolutë për qasje të barabartë dhe të përballueshme për vaksinat anti-Covid. The Guardian shkruan se në këtë rezolutë gjithashtu përfshihet edhe për njësimin e çmimeve të vaksinave për të gjitha vendet, sado të varfëra apo të pasura qofshin ato.

Sipas OKB-së, rezoluta deri tani është miratuar në më shumë se 130 vende si dhe ka marrë konsensusin nga forumi i Gjenevës. Ky i fundit konfirmoi të drejtën që kanë të gjitha shtetet për të përdorur fleksibilitetin në rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), mbi pronën intelektuale të vaksinave.

Teksti i kësaj rezolute është miratuar nga Kina dhe Anglia, ku kjo e fundit sqaroi se çdo masë që do të merret duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, ndërkohë që SHBA-ja e cila në këtë pjesë ka rolin e vëzhguesit nuk e sponsorizoi këtë rezolutë.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota gjeneva okb vaksinat anti-covid gjeneva okb vaksinat anti-covid

Sondazh

Poll

Bota 23 Mars 2021, 14:54

BE do t’i mbajë njëherë vaksinat për vete

Me këtë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i refuzon kërkesat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH për dhurime të vaksinës nga BE d...