Bota

Danimarka vaksinon të gjithë personat mbi 50 vjeç, planifikon të lehtësojë masat duke filluar nga muaji Prill

23 Mars 2021, 16:08 Nga DOSJA
Danimarka vaksinon të gjithë personat mbi 50 vjeç, planifikon

DANIMARKË– Danimarka ka rënë dakord të lehtësojë më tej masat ndaj COVID-19 muajin e ardhshëm duke hapur parukeritë, llixhat dhe shërbimet e tjera, ndërsa restorantet dhe kinematë do të lejohen të ndjekin shembullin në maj, në varësi të përdorimit të “pasaportave” të koronavirusit.

Danimarka është rihapur gradualisht pasi shkalla e infektimitka rënë pas masave të gjera të bllokimit të futura në dhjetor për të frenuar një variant më ngjitës.

“Me disa përjashtime, shoqëria daneze është e hapur pasi të gjithë mbi 50 vjeç u është ofruar një vaksinë,”- tha kryeministrja Mette Frederiksen.

Sipas Reuters, Danimarka pret që personat mbi 50 vjeç të jenë vaksinuar plotësisht deri në fund të majit. Javën e kaluar, pak më shumë se 600,000 danezë kishin marrë dozën e tyre të parë.  Qeveria tha gjithashtu se do të zgjasë paketat aktuale të ndihmës ekonomike deri në korrik.

Danimarka ka regjistruar 226,277 infeksione dhe 2,402 vdekje të lidhura me korona që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota koronavirusi në danimarkë mette frederiksen vaksinimi ne danimarke koronavirusi në danimarkë mette frederiksen vaksinimi ne danimarke

Sondazh

Poll

Bota 23 Mars 2021, 14:54

BE do t’i mbajë njëherë vaksinat për vete

Me këtë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i refuzon kërkesat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH për dhurime të vaksinës nga BE d...