Sport

23 Mars 2021, 17:12 Nga DOSJA

ANGLI-Manchester City arriti 21 fitore rradhazi në të gjitha kompeticionet, një rekord i tillë u ndal nga rivalët e Manchester United,por që nuk është se prishi punë në ecurinë e “qytetarëve” të cilët kryesojnë renditjen e Premier League dhe janë shndërruar në një nga pretendentët kryesorë për të triumufar edhe në Champions League.

Siç shpjegon Daily Mail, City Football Group, i cili përveç skuadrës angleze menaxhon dhjetë skuadra anembanë globit, ka të gjitha synimet për të mos lënë asnjë gur pa lëvizur në ndjekjen e përsosmërisë sportive. Deri në pikën që të punësojnë disa astrofizikanë për departamentin e tyre të analizës së të dhënave.

Diçka e tillë do të rrisë të dhënat e klubit,por edhe për të përmirësuar më tej performancën e lojtarëve. Do të jetë në dorën e Laurie Shaë dhe kolegëve të tij për të menaxhuar sistemin e kamerave që do të analizojë çdo lëvizje të vetme të lojtarëve për të përcaktuar mundësinë e suksesit ose dështimit.

Sigurisht, të parashikosh kundërshtarin në kompjuter është një faktor rreziku, sepse është e vështirë të imagjinohet që një inteligjencë artificiale mund të parashikojë një goditje gjeniale si Messi apo goditjen potente të Cristiano Ronaldos.Por në çdo rast, për Pep dhe njerëzit e tij, futbolli është me të vërtetë gjëra shkencëtarësh.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport guardiola manchester city guardiola manchester city

Sondazh

Poll