Sport

Itali-Turqi, ndeshja hapëse e Euro 2020-s në qershor, me tifozë!

23 Mars 2021, 11:33 Nga DOSJA
Itali-Turqi, ndeshja hapëse e Euro 2020-s në qershor, me tifozë!

ITALI – Ndeshja hapëse e Euro 2020-s mes Italisë dhe Turqisë, e cila është programuar për t’u zhvilluar më 11 qershor të stadiumin “Olimpico” të Romës, me shumë gjasa do të ketë të pranishëm rreth 22 mijë tifozë që do të ndjekin “live” këtë takim.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina gjatë ditës së hënë në Coverciano, teksa është shprehur se objektivi është që 30% e stadiumit me një kapacitet prej 70634 vendesh, të jetë i mbushur me tifozë.

Pak ditë më parë, presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin ka deklaruar se “qeveria” e futbollit kontinental do të kërkojë, që ndeshjet e Euro 2020 të cilat do të nisin në qershor, të zhvillohen në ato vende ku garantohet prania e tifozëve, konform protokolleve shëndetësore.

Në të kundërt, nëse deri në prill vendet e planifikuara, nuk e plotësojnë këtë kërkesë, ato do të zëvendësohen. Mesa duket, Italia, nëpërmjet presidentit Gravina, i cili prej kohësh ka insistuar për rikthimin gradual të tifozëve në stadiume, po jep shembullin Euro 2020-n edhe për vendet e tjera europiane.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “olimpico” të romës aleksandër čeferin euro 2020 gabriele gravina itali-turqi “olimpico” të romës aleksandër čeferin euro 2020 gabriele gravina itali-turqi

Sondazh

Poll

Sport 22 Mars 2021, 21:31

TIRANE – Presidenti i Federatës shqiptare të futbollit, Armand Duka në një intervistë për “MCN TV”, ka folur për Kombëtaren shqiptare dhe 3 ndeshjet e para të m...