Sport

Përfaqësuesja e Portugalisë mban të fshehtë të ardhmen e Ronaldos, trajneri Santos: Nëse më kërkon një këshillë…

23 Mars 2021, 16:15 Nga DOSJA
Përfaqësuesja e Portugalisë mban të fshehtë të

PORTUGALI-Pas zhgënjimit në Champions League dhe në kampionat, e ardhmja e Ronaldos vazhdon të prodhojë zhurmë edhe në momentin kur zhvillohet ndeshjet kombëtare.” Nëse do të më kërkojë një këshillë për të ardhmen e tij, gjithmonë do të isha i disponueshëm: me siguri mund t’ja jepja – shpjegoi trajneri i Portugalisë, Fernando Santos.

“E njoh shumë mirë, e stërvis që kur ishte 18 vjec, me të kam një raport shumë të mirë, flasim shumë, por gjërat që themi qëndrojnë mes nesh”. Në grumbullimin e ekipit kombëtar, pra, gojët janë qepur në lidhje me të ardhmen e CR7 në bardhezi. Për momentin, e gjithë vëmendja është përqendruar në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2022 në Katar.

“Me klubin Cristiano  ka fituar gjithçka, pas Kampionatit Evropian 2016; atij i mbetet vetëm të fitojë Kupën e Botës”, shtoi Santos, duke folur përsëri për Cristianon.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport portugalia ronaldo portugalia ronaldo

Sondazh

Poll