Sport

Kosova përjashton portierin Muriç, mohon akuzat për sherr Zhegrova

23 Mars 2021, 16:01 Nga DOSJA

KOSOVE – Përfaqësuesja e Kosovës papritur sot ka njoftuar se portieri i Willem II Tiburg në Holandë, i thirrur nga trajneri Challandes për tri ndeshjet e ardhshme është përjashtuar nga grumbullimi për arsye disiplinore.

“Indeksonline”, ka raportuar se një masë e tillë është marrë pas një sherri mes portierit Aro Muriç në pronësi të Manchester City-t dhe sulmuesit të Basel, Edon Zhegrova.

Pas këtij lajmi ka reaguar ashpër Zhegrova, i cili ka përgënjeshtruar shkakun e përjashtimit, duke shtuar se ai do të hapë edhe një proces gjyqësor ndaj medias në fjalë.

“Të nderuar vëllezër e motra, ju informoj se Gazeta Indeksonline po cënon imazhin tim dhe po bën shpifje ndaj meje dhe mundohet të ul ëkarakterin tim në çdo shkrim të saj.

Kjo është hera e dytë që Indeksonline e bën këtë shpifje ndaj meje. Publik i dashur, shkrimi ndaj meje se gjëja jam rrahur me shokun tim, Aro Muric, është i nivelit më të ulët dhe nënçmues ndaj meje, vendit tim, miqve, shokëve e familjes.

Aro Muric është shoku im dhe kam pasur fatin të ndaj çdo moment me të dhe dhomën e kemi ndarë së bashku dhe i kam qëndruar afër çdo moment dhe kjo është e vërteta.

Gazeta e shpifjes dhe e konsideroj anti-kombëtare e sidomos ndaj meje, do të ballafaqohet me drejtësi në gjykatë. Njerëzit e papërgjegjshëm do ta marrin dënimin e merituar sepse jemi lodhur nga këta matrapazë të paskrupullt, që shkelin mbi djemtë e përfaqësueses së Kosovës.

Por ne jemi më të fortë se kurrë dhe jemi para ndeshjeve vendimtare kualifikuese për vendin tonë të shenjtë, Kosovën. Ju dua, Edon Zhegrova!”- ka shkruar sulmuesi Edon Zhegrova në reagimin e tij postuar në rrjetet sociale.

Përfaqësuesja e Kosovës nesër do të luajë kundër Lituaninë një miqësore, kurse më pas përballet me Suedinë (28 mars) dhe Spanjën (31 mars) për kualifikueset e Botërorit 2022.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport aro muriç edon zhegrova indeksonline përfaqësuesja e kosovës aro muriç edon zhegrova indeksonline përfaqësuesja e kosovës

Sondazh

Poll

Sport 22 Mars 2021, 21:31

TIRANE – Presidenti i Federatës shqiptare të futbollit, Armand Duka në një intervistë për “MCN TV”, ka folur për Kombëtaren shqiptare dhe 3 ndeshjet e para të m...