Sport

E ardhmja e Donnarumas frikëson Milanin! Portieri ende nuk ka rinovuar, drejtuesit hedhin sytë në Francë

23 Mars 2021, 16:04 Nga DOSJA
E ardhmja e Donnarumas frikëson Milanin! Portieri ende nuk ka rinovuar,

MILANO-Gigio Donnarumma ende nuk ka rinovuar me Milanin. Gazeta franceze “L’Equpie ka publikuar planin B të skaudrës kuqezi. Emri më i përfolur për të zëvendësuar portierin është  Mike Maignan. Në këtë moment Donnarumma fiton 6 milion euro në sezon dhe Milan i ka ofruar atij 7 për të rinovuar. Oferta është refuzuar nga agjenti i lojtarit Mino Raiola i cili kërkon të paktën 10-11 milion në vit.

Një ndryshim pikëpamjesh (dhe vlerësimesh) që shtyn kuqezinjtë të konsiderojnë edhe profile të tjera në mënyrë që të mos gjenden të papërgatitur në rast të një lamtumire. Portieri i Lille pëlqehet shumë nga drejtuesit e Milanit dhe marrëveshja mund të mbyllet për shifrën e 13 milionë eurove. Shifër interesante duke pasur parasysh vlerën e portierit.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport donnaruma milan donnaruma milan

Sondazh

Poll

Sport 22 Mars 2021, 21:31

TIRANE – Presidenti i Federatës shqiptare të futbollit, Armand Duka në një intervistë për “MCN TV”, ka folur për Kombëtaren shqiptare dhe 3 ndeshjet e para të m...