Sport

VIDEO/ E paprecedentë, persona të armatosur ndalojnë kombëtaren e futbollit në Amerikë

23 Mars 2021, 10:21 Nga DOSJA
VIDEO/ E paprecedentë, persona të armatosur ndalojnë

HAITI-Përfaqësuesja e Belizës përjetoi momente paniku. Me të mbërritur në Haiti, vendin ku do të luajnë ndeshjen e parë të Kupës së Botës “Qatar 2022”, autobusi i përfaqësueses u ndal nga një bandë e armatosur.

Oficerët e policisë që po shoqëronin ekipin duhej të negocionin me bandën në mënyrë që autobuzi të mund të vazhdonte udhëtimin e tyre, diçka që e arritën duke shmangur një konflikt të mundshëm. Deon McCauley, kapiteni i përfaqësueses së Belizës në një deklaratë shtoi:

? VER PARA CREER!!

? La selección de Belice fue asaltada por insurgentes armados en su estancia por Haití

Todo quedó en un susto, pero vaya susto…

? Imágenes desde dentro del autobús: pic.twitter.com/DfH1wZ7H01

— Ágora Fútbol (@AgoraFutbol) March 23, 2021


Kemi ende frikë, kemi kontaktuar FIFA-n dhe CONCAF për të bërë gjithçka që është e mundur për të shkuar në një vend më të sigurt”. Haiti po kalon një valë të fortë pasigurie për shkak të veprimit të bandave të shumta të armatosura, të cilat janë përgjegjëse për rrëmbimet që ndodhin çdo ditë në zonën metropolitane të Port-au-Prince.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport belice haiti belice haiti

Sondazh

Poll

Sport 22 Mars 2021, 21:31

TIRANE – Presidenti i Federatës shqiptare të futbollit, Armand Duka në një intervistë për “MCN TV”, ka folur për Kombëtaren shqiptare dhe 3 ndeshjet e para të m...