Sport

Wolf në vend të Bosz, “rrokadë” në stolin e “Aspirinave” të Leverkusenit

23 Mars 2021, 11:07 Nga DOSJA
Wolf në vend të Bosz, “rrokadë” në stolin e

GJERMANI – Ngjarjet janë rrokullisur me shpejtësi. Te skuadra e “Aspirinave” nuk duan të humbin kohë. Hannes Wolf do të zëvendësojë Peter Bosz në krye të pankinës së Bayer Leverkusen deri në përfundim të sezonit.

Humbja 3-0 ndaj Hertha Berlin të dielën, i ka “hëngër” kokë trajnerit holandez Peter Bosz, i cili është shkarkuar nga stoli i “Aspirinave” për shkak të rezultateve të dobëta duke mbyllur kështu eksperiencën e tij në “BayArena”, të nisur që nga janari i vitit 2019.

“Hannes Wolf do të zëvendësojë Peter Bosz si trajner deri në fund të sezonit, ndërkohë që asistent i tij do të jetë Peter Hermann, ish-lojtar dhe ish-trajner i joni. Duam të falënderojmë Peter Bosz për kohën që kaloi në Leverkusen dhe t’i urojmë gjithë të mirat në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e Bayer Leverkusen.

Rrëshqitja e “Aspirinave” ishte e frikshme. Vetëm 15 pikë në 14 ndeshje, por edhe eliminimet nga Kupa e Gjermanisë dhe Europa League nga dy skuadra modeste, si Essen e kategorisë së 4-t dhe zviceranët e Young Boys, detyruan drejtuesit e Leverkusen të shkarkonin trajnerin holandez.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport bayer leverkusen hannes wolf hertha berlin peter bosz bayer leverkusen hannes wolf hertha berlin peter bosz

Sondazh

Poll

Sport 22 Mars 2021, 21:31

TIRANE – Presidenti i Federatës shqiptare të futbollit, Armand Duka në një intervistë për “MCN TV”, ka folur për Kombëtaren shqiptare dhe 3 ndeshjet e para të m...