Sport

22 Mars 2021, 21:31 Nga DOSJA

TIRANE – Presidenti i Federatës shqiptare të futbollit, Armand Duka në një intervistë për “MCN TV”, ka folur për Kombëtaren shqiptare dhe 3 ndeshjet e para të muajit mars. Numri një i futbollit në vend ka zbuluar se do të ishte i kënaqur nëse Kombëtarja do të arrijë në vendin e dytë apo të 3-të pasi skuadra kuqezi ka mundësinë të përballet me çdo skuadër. Gjithashtu Duka foli edhe për refuzimin e Ministrisë së Shëndetësië për rikthimin e një numri të caktuar tifozësh për ndeshjen ndaj Anglinë, por edhe për gabimet e arbitrave në Kategorinë Superiore.

“Duke parë respektimin e protokolleve në jetën shqiptare shikohet që lokat janë plot, fushatat politike me grumbullime janë plot dhe mendoj se nuk do ishte e dëmshme që në çdo ulëse në stadium të kishte tifozë. Anglia është një kundërshtar që nuk është se vjen shpesh në Shqipëri, por edhe për faktin që gjithë këtë periudhë të mbyllur do ishte diçka ndryshe”.

Kombëtarja dhe objektivat? “Ekipi jonë është një ekip që mund të garojë me të gjithë kundërshtarët me të gjitha vështirësitë që kanë. Në do flasim për rezultatet në letër për ne do të ishte e kënaqshme vendi i dytë apo I 3-të në grup”.

Arbitri në Superligë dhe VAR? “Jam shumë i bindur që nuk është në nivele të larta niveli i lojës nga ai arbitrimit pasi zhvillohen në të njëjtën mënyrë e madje më mirë se vendet e rajonit. Unë dyshoj se futbolli do të jetë I bukur nëse nuk do të ketë diskutime. Ne do të implementojmë VAR-in sezoni e nga sezoni i ardhshëm dhe VAR do të minimizojë gabimet, por pra do të lëri vend për diskutime”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll