Politike

23 Mars 2021, 13:10 Nga DOSJA

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje numrit një të qeverisë, pasi ky i fundit është ‘ankuar’ se zyrtarë të Këshillit Europian po ndërhynin në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Basha shkruan në Twitter se nuk e kupton nervozimin e kryeministrit, duke u shprehur se ai vetë është shumë i vendosur që të bëjë gjithçka që të integrojë vendin në BE. 

I habitshëm nervozizmi i Rames. Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë. Sot të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara. Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa. Unë jam i vendosur të bëj gjithçka për të ecur përpara me integrimin europian, për të sjellë ndryshimin e vërtetë, arsim cilësor dhe punësim dinjitoz për shqiptarët këtu në Shqipëri. Mirënjohje BE, KE për ndihmë e pakursyer që i kanë dhënë dhe do ti japin vendit tonë,”-shkruan ai. 

Replikat në distancë mes Ramës dhe Bashës nisën pas takimit të këtij të fundit me komisioneren e Bashkimit Europian, Maria Gabriel. Rama kërkoi një përgjigje zyrtare nga Bruskeli duke pretenduar se më pjesëmarrjen e saj, Komisionerja po ndërhynte në zgjedhjet.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha replikat e fushates edi rama lulzim basha replikat e fushates

Sondazh

Poll