Politike

Shembja e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Vasili: Media zgjohuni! Instaloni kamerat me orë të tëra për të pasqy

23 Mars 2021, 09:53 Nga DOSJA
Shembja e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Vasili:

TIRANË– Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka bërë një postim në ‘Facebook’ në lidhje me shembjen e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’. Vasili shkruan se institucioni është sulmuar nga vandalët e rilindjes dhe media po hesht nga ky sulm. Vasili kërkon që të vihet kamera dhe të shikohen ‘gomarllëqet’ që Rama po bën.

POSTIMI:

Media zgjohuni ta haje dreqi!!Trashegimia kulturore, Materniteti, sulmohet nga vandalet e rilindjes dhe ju heshtni. Instaloni kamerat me ore te tera per te pasqyruar gomarlleqet e Edi Rames dhe s’keni asnje kamera te Materniteti ku po ndodh masakra. Analiste shkruani kilometra me fjale per hamendje e vogelima pa fund, behuni nje here te vetme bashke dhe tregoni nje gram ndjeshmeri per masakren, qe na zhbën te gjitheve. Ç’dreqin beni qe mbyllni gojen! Ne cilin xhep, ne cilen bordero, ne cilin koncesion eshte futur goja juaj. Kur Neroni te kete thyer qafen do t’ju vije turp perpara, femijve, nipave e mbesave tuaj qe ju me heshtjen tuaj ju bete krah Neronit ne asgjesimin e cdo vlere te Tiranes tone. Vertet do t’ju vije shume turp, por atehere kjo nuk do ti duhet as dreqit!

Dosja.al raportoi disa ditë më parë shembjen që i ishte bërë godinës së shpallur monument kulture që në vitin 2007 me pretendimin se do të rikonstruktohet. Ndërhyrja do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 466 milion lekë, megjithatë nuk ka një datë zyrtare për përfundimin e projektit. Drejtoresha e spitalit, Eliona Demaliaj me “Iphone 12 pro max” në dorë tregoi se shembja ishte e domosdoshme pas lëkundjeve të tërmetit të ndodhur më 26 nëntor, 2 vitë më parë.

Sipas saj, pjesa në të djathtë të godinës ishte dëmtuar dhe Instituti i Ndërtimit e kishte nxjerrë jashtë funksionit, ndaj për të mos rrezikuar jetën e nënave e foshnjave kishin zgjedhur ta hidhnin në tokë. Megjithatë deri më tani nuk është publikuar asnjë studim lidhur me projektin që po zbatohet në një godinë që është ndërtuar që në vitin 1937 nga mbreti Zogu I.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike petrit vasili rikonstruksioni i maternitetit “mbretëresha geraldinë” petrit vasili rikonstruksioni i maternitetit “mbretëresha geraldinë”

Sondazh

Poll