Bota

“Kokteji anti-Covid”, gjigandi farmaceutik zviceran ‘Roche’ zbulon rezultate premtuese me vaksinën e re, synon të tr

23 Mars 2021, 09:03 Nga DOSJA
“Kokteji anti-Covid”, gjigandi farmaceutik

ZVICËR–  Gjigandi farmaceutik zviceran Roche ka zbuluar rezultate premtuese nga provat klinike të një ‘kokteji’ anti-Covid që synon të trajtojë variante të reja, të cilat po zhvillon me firmën amerikane të bioteknologjisë Regeneron.

Rezultatet e provës së Fazës 3 treguan se kombinimi i antitrupave casirivimab dhe imdevimab uli shtrimin në spital ose vdekjen me 70% te pacientët me COVID-19, shkruan The Guardian.

Disa kompani farmaceutike kanë zhvilluar trajtime me antitrupa që parandalojnë shumëzimin e virusit në trup, me shpresën për të gjetur një trajtim efektiv për të shkuar krahas vaksinave për të luftuar variantet e reja.

Roche vuri në dukje se trajtimi është i vetmi kombinim i antitrupave monoklonal i cili mbetet efektiv kur përballet me variantet kryesore, disa prej të cilave janë më infektive dhe shkaktojnë sëmundje më serioze.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota regeneron roche regeneron roche

Sondazh

Poll