Bota

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për krijimin e qeverisë Kurti, sjellin në vëmendje prioritet

23 Mars 2021, 08:10 Nga DOSJA
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për krijimin e qeverisë

KOSOVË-Qeveria Kurti 2 u votua ditën e djeshme në Kuvendin e Kosovës. Ndërkohë, në lidhje me këtë kanë shkruar disa prej mediave të njohura ndërkombëtare, si Reuters, Radion Evropa e Lirë, agjencinë Anadolu dhe faqen amerikane të lajmeve, US Neëw.

Në Reuters vihet në vëmendje premtimet që ka bërë Kurti për qeverinë. Po ashtu shkruhet se Kosova duhet të përmirësojë raportet me Serbinë, si kusht për anëtarësiminë në Bashkimin Evropian,

“Kurti, 46 vjeç, majtist dhe nacionalist shqiptar, koalicioni i të cilit siguroi 67 vota në kuvendin me 120 ulëse, tha se prioritetet e tij kryesore do të jenë lufta kundër korrupsionit dhe krijimi i vendeve të punës në vendin me popullsinë më të re në Evropë dhe me papunësi prej rreth 30 për qind,”-shkruan Reuters.

Te Radio Evropa e Lirë, theksohet fakti që qeverisë Kurti 2 iu desh ndihma e komuniteteve joserbe për të formuar qeverinë e re. Po ashtu thuhet se qeveria do të përballet me probleme ekonomike dhe tensione në raport me Serbinë.

Media amerikane, US Neës, ka shkruar për prioritetin që ka përmendur Kurti në Parlament, e cila është luftimi i pandemisë, duke theksuar dhe planin e tij për të vaksinuar 60% të popullsisë 1.8 milionë deri në fund të vitit.

“Kuvendi i shtetit e zgjodhi udhëheqësin opozitar të krahut të majtë si lider të qeverisë së shtatë të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë më 2008”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu.

Lajmi kryesor:Qeveria e re! Avdullah ​Hoti sot dorëzon detyrën te Albin Kurti, kryeministri nuk humb kohë, kërkon Vjosa Osmanin në Presidencë

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora krijohet qeveria kurti ne kosove krijohet qeveria kurti ne kosove

Sondazh

Poll