Bota

Dalin pamjet nga sulmi i përgjakshëm në SHBA! Momenti kur arrestohet një person i gjysmë i zhveshur dhe me gjak në këmbë

23 Mars 2021, 08:01 Nga DOSJA
Dalin pamjet nga sulmi i përgjakshëm në SHBA! Momenti kur

SHBA– Janë publikuar pamjet e para nga sulmi i përgjakshëm në SHBA, ku një person u fut në një supermarket dhe qëlloi me breshëri arme, duke lënë 10 viktima.

Në një video të publikuar nga ABC, duket momenti i shoqërimit të një personi, i cili mban veshur vetëm një pale pantallona të shkurtra, ndërsa duket këmba e tij e përgjakur.

Ngjarja ka ndodhur në Boulder në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Incidenti ndodhi të hënën në 14:30 sipas orës lokale, ndërkohë që akoma nuk dihen motivet që çuan atentatorin të hapte zjarr në market, shkruan CNN.

Sulmi ndodhi në dyqanin King Soopers, na më pak se një javë nga sulmi në tre llixha në zonën e Atlantës, që lanë të vdekur tetë persona.

Një i dyshuar është në paraburgim, tha Shefi i Policisë së Boulder Maris Herold, por autoritetet nuk ndanë asnjë informacion mbi llojin e armës së përdorur ose ndonjë motiv të mundshëm.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota sulmi me arme ne shba sulmi me arme ne shba

Sondazh

Poll