Bota

Vala e tretë e COVID-19! Gjermania merr VENDIMIN, mbyllet deri në mesin e muajit prill, Merkel: Duhet të përdorim këto fren

23 Mars 2021, 07:48 Nga DOSJA
Vala e tretë e COVID-19! Gjermania merr VENDIMIN, mbyllet deri në

GJERMANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vendosur zgjatjen e kufizimeve në jetën publike dhe aktivitetet ekonomike deri më 18 prill.

Vendimi vjen pas një marrëveshjeje të arritur mes kancelares dhe liderëve të 16 landeve në një takim virtual ditën e djeshme.

Në nivel kombëtar, kuota e infeksioneve është rritur mbi 100 persona për 100 mijë banorë, duke u cilësuar tashmë si vala e tretë e COVID-19 në Gjermani

Ndërkohë, rreth 100 përfaqësues të agjencive të udhëtimit dhe zinxhirëve të hoteleve kërkuan më fleksibilitet për kufizimet e lëvizjes në një protestë të mbajtur në Berlin.

Procesi i vaksinimit sikurse në shumë shtete të tjera të Europës. Atyre që do të shkojnë jashtë vendit do t’u kërkohet të testohen dhe të hyjnë në karantinë kur të kthehen në Gjermani.  Autoritetet synojnë gjithashtu të sjellin bllokime shtesë në nivelin lokal.

Për fat të keq, ne do të duhet të përdorim këto frena emergjence”,  paralajmëroi Merkel të premten.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota angela merkel gjermania shtyn masat angela merkel gjermania shtyn masat

Sondazh

Poll