Bota

Dita e parë si kryeministër, publikohet agjenda e Albin Kurtit

23 Mars 2021, 08:35 Nga DOSJA
Dita e parë si kryeministër, publikohet agjenda e Albin Kurtit

KOSOVË-Kryeministri i zgjedhur, Albin Kurti, ditën e sotme në orën 10:00, do të pranojë detyrën e re, më pas do të zhvillojë një mbledhjen e parë të partisë.

Në Gazeta Express, është publikuar agjenda e plotë, e Albin Kurtit në ditën e parë si kryeministër në mandatin e dytë.

Pas mbledhjes së Qeverisë Kurti do të vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kurse, në pasdite do të takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Agjenda e plotë:

1. Ceremonia e pranim – dorëzimit të detyrës së Kryeministrit.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 10:00

2. Mbahet mbledhja ceremoniale e Qeverisë.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 11:30

3. Kryeministri Albin Kurti bën homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

VENDI: Kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

KOHA: 13:00

4. Kryeministri Albin Kurti do të takohet me ambasadorin e BE-se, z. Tomas Szunyog.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 14:30

Lajmi kryesor:Qeveria e re! Avdullah ​Hoti sot dorëzon detyrën te Albin Kurti, kryeministri nuk humb kohë, kërkon Vjosa Osmanin në Presidencë

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora krijohet qeveria kurti ne kosove krijohet qeveria kurti ne kosove

Sondazh

Poll