Bota

U ndal për të ndihmuar disa të aksidentuar! Gjesti human i mori jetën 15-vjeçares shqiptare, si vdiq tragjikisht në Kanada

23 Mars 2021, 08:27 Nga DOSJA
U ndal për të ndihmuar disa të aksidentuar! Gjesti human i mori

KANADA– Jeta e një adoleshenteje shqiptare u ndërpre në mes të shtunën për shkak të një aksidenti të ndodhur në Montreal të Kanadasë.

15-vjeçarja, Veronika Gashi ndërroi jetë pasi tentoi që t’i shkonte në ndihmë një shoferi të aksidentuar në një vend ku zhvilloheshin gara me makina. Në përpjekje për t’i ardhur në ndihmë të aksidentuarve, ajo u përplas nga një tjetër makinë duke ndërruar jetë në vend.

“Unë provova gjithçka për ta shpëtuar atë,” pëshpëriti me një zë të thyer Charbel Saliba, shoferi i makinës dhe shoku i ngushtë i 15-vjeçares.

Por në të vërtetë, skena aq shpejt sa Charbel nuk dinte çfarë të bënte.

“Fillova të vrapoja, duke bërtitur si i çmendur, duke qarë. U çmenda! Kishte tym dhe zjarr kudo,”-tregoi ai për mediat vendase.

Megjithatë i riu kishte mundur ta nxirrte trupin e saj, para se “Ford Fusion” të shpërthente në flakë. Por përpjekjet e tij shkuan kot. 15-vjeçarja kishte ndërruar jetë në vend. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota kanada veronika gashi kanada veronika gashi

Sondazh

Poll