Bota

Musliu sqaron deklaratën në Kuvend: Nuk kam dashur ta ofendoj asnjë njeri, jetim jam rritur dhe vet

23 Mars 2021, 07:32 Nga DOSJA
Musliu sqaron deklaratën në Kuvend: Nuk kam dashur ta ofendoj

KOSOVË-Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka sqaruar fjalimin që ka dhënë ditën e djeshme në Kuvend.

Ajo ka thënë se iu duke e pakuptimit fakti që Kurti, edhe pse kishte vota të mjaftueshme, zgjodhi të votohej në Kuvend, pavarësisht që e ka kritikuar këtë pjesë.

Gjithashtu, ka folur dhe për termin jetim që ka përdoruar, duke sqaruar se nuk ka dashur të ofendoj njeri, pasi jetime është rritur dhe vetë se nëna i ka vdekur kur ka qenë 1 vjeç.

S’e kuptonim dot ngutjen e tij dhe pse ai zgjodhi të votohej nëpër terr. Njeriu që me vite e ka kritikuar votimin nëpër terr, me krejt komoditetin që e ka, vendosë që sot të zgjidhet nëpër terr, dhe kjo ishte e pakuptimshme. Opozita ka dhënë shembullin më të mirë edhe me debate e vota, e dha një sinjal që ky vend mjaft ka parë gaz lotsjellës, vezë e policë në Kuvend, e mjaft ka parë dhunë. Ne si PDK kemi qenë konstruktivë, e kemi dhënë kontributin tonë si deputetë e si opozitë. PDK e ka kuptuar realitetin e ndodhur në Kosovë – jemi në opozitë dhe kështu do të veprojmë, në rrugë ligjore e institucionale dhe rregullat që janë në Kuvend. Asnjëherë PDK s’ka qenë nxitëse e dhunës, por e kemi dënuar çdo akt që ka ndodhur qoftë në Kuvend e Qeveri ose diku tjetër. Në fjalimin tim sot në Kuvend nuk e kam pasur synimin që ta fyej asnjë jetim, se unë jetime jam rritur vet, më ka vdekur nëna në moshën 1 vjeç e gjysmë, e më pas edhe babai dhe e di se çka do të thotë të rritesh jetim. Ka pasur të bëjë me familjet e tyre, se në Kuvend është terrorizuar me familjet e secilit politikan që s’kanë qenë në Lëvizjen Vetëvendosje. Kanë shkuar aktivistët e LVV-së ia kanë mësyrë shtëpisë së Kadri Veselit ku jetojnë dy të moshuar të moshës 80 vjeçare, a s’është kjo terrorizim? E kanë sulmuar edhe shtëpinë e Isa Mustafës, kemi raste edhe kur Prishtina është mbuluar me posterë të djalit të presidentit. Reagimi im ishte për t’i tërhequr vërejtjen Kurtit që të mos krijojë standarde të tilla të ulëta, sepse ato pastaj do t’i kthehen atij. Kryeministri i cili e ka plot gojën patriotizëm, e fëmija i vet nuk flet shqip, kjo për mua është e papranueshme. Është shembull i keq për kryeministrin që e mohon gjuhën e vet. Një prind që nuk ia mëson gjuhën amtare fëmijës s’mund të jetë shembull. Ai e ka veshur petkun e kryeministrit të vendit. Një kryeministër që nuk e sheh Kosovën si vend të denjë për të jetuar familja e tij, një kryeministër që udhëheqë me vendin, apelon e moralizon te qytetaret e tjerë, ai duhet fillimisht që familjen e tij ta ketë këtu”, deklaroi deputetja e PDK-së,-ka thënë ajo. 

Gjithashtu, ka folur dhe për votat pro qeverisë që ka dhënë Xhavit Haliti i PDK-së dhe për zgjedhjen e Glauk Konjufcës si kryetar i Parlamentit. Ajo është shprehur se deputeti është i lirë të zgjedh.

Deputeti është i lirë të votojë si ai e ndjen dhe mendon se është e drejtë. Xhavit Haliti është deputet me eksperiencë dhe ka votuar me vullnetin e tij të lirë e të plotë. Kështu ka menduar ai që është e drejtë, pra të votohet Glauk Konjufca dhe ashtu ka votuar,”-ka thënë ajo.

Dje deputetët e legjislaturës së tetë të Kuvendi të Kosovës me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim zgjodhën qeverinë e re, e cila do të drejtohet nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Në qeverinë e re do të jenë 3 zvendëskryeministra, dhe 15 Ministri, ku ndër to 6 do të drejtohen nga femra.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora   ganimete musliu kosove   ganimete musliu kosove

Sondazh

Poll