Bota

Bilanci në botë! Brenda 24 orëve shënohen në total mbi 124 mln të infektuar dhe gati 3 mln të vdekur, Greqia liron masat

23 Mars 2021, 07:17 Nga DOSJA
Bilanci në botë! Brenda 24 orëve shënohen në total mbi

BOTË-Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 124 milionë persona, ndërkohë që kanë humbur jetën 2,735,707 njerëz dhe janë shëruar mbi 100 milionë të tjerë.

Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 45,748 persona, duke e çuar numrin në total mbi 30 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 636 njerëz dhe numri në total ka shkuar 555,945.

Brazili renditet i dyti ku gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 53,386 persona të infektuar dhe në total ka aritur 12,051,619 njerëz, ndërkohë kanë humbur jetën mbi 1,570 pacientë dhe numri në total i vdekjeve është 296,685.

Situata është problematike dhe në Evropë ku vende si Franca, Spanja, Gjermania, Greqi dhe Italia janë në izolim.

Mbyllet Gjermania

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vendosur zgjatjen e kufizimeve në jetën publike dhe aktivitetet ekonomike deri më 18 prill. Vendimi vjen pas një marrëveshjeje të arritur mes kancelares dhe liderëve të 16 landeve në një takim virtual ditën e djeshme.

Në nivel kombëtar, kuota e infeksioneve është rritur mbi 100 persona për 100 mijë banorë, duke u cilësuar tashmë si vala e tretë e COVID-19 në Gjermani. Ndërkohë, rreth 100 përfaqësues të agjencive të udhëtimit dhe zinxhirëve të hoteleve kërkuan më fleksibilitet për kufizimet e lëvizjes në një protestë të mbajtur në Berlin.

Greqia liron masat

Greqia ka liruar masat shtrënguese të pandemisë së koronavirusit. Dje në vendin fqinjë janë rihapur parukieritë dhe qendrat e bukurisë. Sipas “Protothema“, qeveria po synon lirimin e masave gradualisht deri për Pashkë, duke i konsideruar ndryshimet e tanishme një “provë” për hapjen totale.

SHBA vë në pikpyetje rezultatet e AstraZeneca

Prodhuesi britanik i ilaçeve AstraZeneca, mund të ketë siguruar të dhëna jo të plota të të efikasitetit në vaksinën e saj Covid-19 nga një provë e gjerë në SHBA, tha të martën Instituti Kombëtar i SHBA i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID).

Instituti Kombëtar i SHBA i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive shprehu shqetësimin se AstraZeneca mund të ketë përfshirë informacione të vjetëruara nga ai provë, të cilat mund të kenë siguruar një pamje jo të plotë të të dhënave të efikasitetit,” tha agjencia amerikane, duke iu referuar Bordit të Pavarur të Monitorimit të Sigurisë së të Dhënave 

OBSH-ja paralajmëron rritjen e vdekjeve javore globale.

Një ekspert i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për pandeminë e koronavirusit ka thënë se numri i vdekjeve javore po rritet sërish, e kjo është një shenjë shqetësuese, pas rreth gjashtë javësh rënie.

Udhëtimet jo-thelbësore do të ndalohen në Angli duke filluar nga e hëna e ardhshme sipas ligjeve të reja të koronavirusit që mund të zgjasin deri në fund të qershorit. Britanikët që përpiqen të udhëtojnë jashtë vendit pa një justifikim të arsyeshëm do të përballen me gjobë deri në 5,000 sipas legjislacionit, i cili do të vijë në fuqi javën e ardhshme nëse miratohet nga deputetët.

(k.a;kle.mu/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota bilanci ne bote covid-19 ne bote koronavirusi ne bote bilanci ne bote covid-19 ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll