Bota

Qeveria e re! Albin Kurti shpallet zyrtarisht kryeministër, Avdullah Hoti i dorëzon detyrën, kreu i qeverisë: Ky është kap

23 Mars 2021, 07:17 Nga DOSJA
Qeveria e re! Albin Kurti shpallet zyrtarisht kryeministër, Avdullah Hoti i

PRISHTINË–Albin Kurti është zyrtarisht kryeministër i Republikës së Kosovës. Paraditen e sotme, kundërshtari i tij në zgjedhje, kryeministri në ikje, Avdullah Hoti i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e tij kreut të qeverisë që është zgjedhur nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit. Pavarësisht “debateve dhe konflikteve” mes LVV dhe LDK-së, Hoti ka qëndruar në zyrë deri në momentin e fundit, nga ku edhe i kaluar kompetencat pasardhësit gjatë një ceremoni zyrtare. Menjëherë pas marrjes së detyrës, Kurti është zotuar se në detyrën e tij të re do të jetë i përulur përpara detyrave dhe se ky është një kapitull i ri për njerëzit e Kosovës.

Të përulur përpara detyrave, ne shënojmë fillimin e një kapitulli të ri për njerëzit në Kosovë. Le të mos pajtohemi dhe le të debatojmë ashpër për të drejtën dhe drejtësinë, por nuk do të dështojmë kurrë të bashkohemi në të mirën e vendit tonë. Puna fillon tani!”,- shkruan ai.

Ndërkohë, mediat vendase kanë publikuar ehe axhendën e parë të Kurtit si kryeministër i vendit. Fillimisht është mësuar se Kurti do të zhvillojë një mbledhje me të gjithë anëtarët e kryesisë së Lëvizjes VetëVendosje, ndërsa më pas do të vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Pasdite Kurti do të presë në zyrën e tij, ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Dje deputetët e legjislaturës së tetë të Kuvendi të Kosovës me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim zgjodhën qeverinë e re, e cila do të drejtohet nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Në qeverinë e re do të jenë 3 zvendëskryeministra, dhe 15 Ministri, ku ndër to 6 do të drejtohen nga femra. 

NEGOCIATAT PËR PRESIDENT

Për shumicën parlamentare; Lëvizja Vetëvendosje, Vjosa Osmani është personi që duhet të qëndrojë në postin e kreut të shtetit, megjithatë duhen votat për të miratuar zgjedhjen e tyre. Edhe pse në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë marrë 50,28% të votëbesimit sërish LVV-ja nuk mund ta zgjedhë e vetme.

Osmani dhe Kurti javën e kaluar kanë mbajtur takime konsultative me të gjithë përfaqësuesit e partive parlamentare, duke iu kërkuar atyre edhe votën për presidentin e ri. PDK-ja është shprehur qartë dhe e vendosur se nuk do ta votojë Osmanin për presidente duke e konsideruar si figurë “përçarëse”, ndërsa AAK-ja e Ramush Haradinajt ia kanë lënë detyrë kandidates për presidente dhe Kurtit që t’i gjejnë vetë votat e nevojshme.

Ndërsa ish-partia e Osmanit, Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk e ka një vendim të qartë. Megjithatë kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku është shprehur publikisht se Kosova ka nevojë për një president mbi palët.  Deri më tani duket se dyshja Kurti-Osmani kanë siguruar vetëm votat e komuniteteve joserbe, sërish të pamjaftueshme. 

SI ZGJIDHET PRESIDENTI NË KOSOVË: 

Sipas Kushtetutës, që një person të zgjidhet president i Kosovës, në dy raundet e para të votimit duhet të sigurojë dy të tretat e ulësve në Kuvend, pra 80 kartona jeshilë nga 120 në total. Në raundin e tretë gjithçka lehtësohet, pasi president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë. Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

(I.A;k.m.k.a/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni kosove krijohet qeveria kurti ne kosove kosove krijohet qeveria kurti ne kosove

Sondazh

Poll