Bota

Votohet qeveria e re e Kosovës/ Idrizi uron Albin Kurtin: Qeveri e rikthimit të besimit, radhën e ka Shqipëria

22 Mars 2021, 19:10 Nga DOSJA
Votohet qeveria e re e Kosovës/ Idrizi uron Albin Kurtin: Qeveri e

TIRANË- Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi përgëzon kryeministrin Albin Kurti dhe shumicën parlamentare të Kosovës për formimin e qeverisë së re.

Në një deklaratë, Idrizi thekson se subjektet politike të Kosovës demonstruan nivel të lartë maturie e demokracie si gjatë mbarëvajtjes së zgjedhjeve të fundit, ashtu edhe gjatë procesit tranzitor të ndryshimit të qeverive.

“Ne urojmë që kjo pjekuri të reflektohet në unifikimin e qëndrimeve për sfidat dhe vendimet e mëdha që Qeverisë së re të Kosovës do t’i duhet të ndërmarrë.  Ne besojmë që Qeveria Kurti do të jetë qeveri e rikthimit të besimit dhe shpresës, përmes ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe prosperitetit kombëtar. Shpresojmë që në të ardhmen e afërt, të dyja qeveritë e reja, e Kosovës dhe e Shqipërisë, të mund të ndërtojmë bashkëpunim më të ngushtë në shërbim të shqiptarëve në të dy anët e kufirit”, shkruan kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi.

Ditën e sotme, është miratuar qeveria e re e Kosovës, ku Albin Kurti është bërë zyrtarisht Kryeministër i vendit, ku mori 67 vota pro.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora betimi i qeverise kurti shpetim idrizi betimi i qeverise kurti shpetim idrizi

Sondazh

Poll

Bota 22 Mars 2021, 18:19

AAK: Ça është kjo qeveri e ditës apo e natës?

KOSOVË- Deputeti i AAK’së Pal Lekaj, ka kritikuar qeverinë e re të Kurtit, për shkak se kanë kërkuar shumë që të vijnë në pushtet sa nuk i kanë menduar gjë...