Bota

Fjalimi i Kurtit gjatë betimit si Kryeministër, ‘këshillon’ deputetët: Jeni në këtë detyrë për t’i shërbyer popu

22 Mars 2021, 18:54 Nga DOSJA
Fjalimi i Kurtit gjatë betimit si Kryeministër,

KOSOVË- Albin Kurti ka mbajtur fjalimin e parë si Kryeministër i Kosovës në Kuvend pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Gjatë fjalës së tij, Kurti është betuar se do të përmbushin të gjitha detyrat e tyre si qeveri dhe se do të respektojnë të gjitha të drejtat dhe detyrimet që ata do të kenë. Kurti është shprehur se qytetarët presin që të udhëhiqen nga njerëz të ditur dhe të aftë. Ai ka këshilluar deputet e Kuvendit të Kosovës që të shërbëjnë me dinjitet ndaj qytetarëve dhe jo të presin vetëm shpërblime. Kurti në fund të fjalës së tij, ka thënë se nëse do të rrëzohën ata do të ringrihen sërish edhe më të fortë se kurrë.

“Betohemi solemnisht se me përkushtim do të kryejmë të gjitha detyrat tona. Do të respektojmë të gjitha të drejtat dhe detyrimet tona. Duhet ta kuptoni se në institucione jeni zgjedhur për të shërbyer dhe jo për t’u rehatuar e për t’u shpërblyer. Qytetarët presin të udhëhiqen nga njerëz të dijshëm dhe kompetent, dhe për ndryshime na nevojitet bashkëpunim, por për reforma të reja nevojitet një mentalitet i ri i punës. Mos u sillni me arrogancë ndaj opozitës. Nëse rrëzohemi prapë do të ngritemi më të fuqishëm sepse kurrë nuk do të dorëzohemi derisa ta bëjmë Kosovën vendin që dëshirojmë. Ndërsa kabineti qeveritar ta merr pozitën si përgjegjësi. Të bashkohemi në bërjen e shtetit. Fitorja ka kuptim vetëm nëse i përvishemi punës, secili të japë maksimumin nga vetja e tij. Kontributi në bërjen e shtetit e kemi obligim. Sfidat janë të mëdha, por edhe aspiratat i kemi të mëdha”, ka thënë Kurti.

LAJMI KRYESOR: Ndërpritet seanca për votimin e qeverisë “Kurti 2”! LVV bashkon votat me listën joserbe, Glauk Konjufca zgjidhet president në detyrë, Kurti: I kam emrat e ministrave, shpejti i publikoj. Sfida e radhës; kreu i shtetit (ZHVILLIMET)

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti betimi i qeverise kurti albin kurti betimi i qeverise kurti

Sondazh

Poll

Bota 22 Mars 2021, 18:19

AAK: Ça është kjo qeveri e ditës apo e natës?

KOSOVË- Deputeti i AAK’së Pal Lekaj, ka kritikuar qeverinë e re të Kurtit, për shkak se kanë kërkuar shumë që të vijnë në pushtet sa nuk i kanë menduar gjë...