Bota

Lëvizja Vetëvendosje kthen përgjigjen për letrën e Konjufcës, seanca për votimin e Qeverisë do të mbahet ditën e sotme

22 Mars 2021, 14:26 Nga DOSJA
Lëvizja Vetëvendosje kthen përgjigjen për letrën e

KOSOVË-Lëvizja Vetëvendosje i ka kthyer përgjigje letrës se presidentit Glaku Konjufca, i cili ka kërkuar propozimin për kryeministër.

Sipas telegraf, bëhet e ditur që në letër, i është konfirmuar se sot do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryeministrit.

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka kërkuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, pak orë më parë me anë të një letre.

Sot të zgjedhurit e popullit nga 14 shkurti janë mbledhur në Kuvend për të votuat konstituimin e qeverisë së re. Glauk Konjufca është zgjedhur kryeparlamentari i ri dhe njëherazi presidenti në detyrë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mungon në Kuvend, por bëri me dije se është besimplotë se qeveria e re do të votohet, duke shtuar se i ka gjetur edhe emrat e ministrave. Pas votimit të qeverisë së re, brenda pak ditësh, duhet vendosur dhe një emër për presidentin. I vetmi propozim deri më tani ka ardhur nga LVV, dhe bëhet fjalë për Vjosa Osmanin. Nëse për emrin e saj nuk ka konsensus, vendi rrezikon zgjedhje të parakohshme.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora betimi i qeverise kurti betimi i qeverise kurti

Sondazh

Poll