Bota

Bilanci në Kosovë/ Shënohen sërish raste të larta infektimi me Covid-19, rezultojnë pozitiv 827 persona, ndërrojnë jetë

22 Mars 2021, 14:12 Nga DOSJA
Bilanci në Kosovë/ Shënohen sërish raste të larta

PRISHTINË-Kosova ka shënuar sërish numra të lartë infektimi. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv 827 persona dhe kanë ndërruar jetë 16 pacientë.

Ndërkohë janë shëruar 518 pacientë dhe numri i përgjithshëm është 68.601.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 274 raste, Gjilan 66 raste, Prizren 54 raste, Vushtrri 50 raste, Fushë-Kosovë 39 raste, Pejë 39 raste, Lipjan 34 raste, Gjakovë 33 raste, Kamenicë 33 raste, Ferizaj 29 raste, Mitrovicë 25 raste, Klinë 24 raste, Obiliq 23 raste, Podujevë 22 raste, Viti 16 raste, Deçan 11 raste, Drenas 8 raste, Kaçanik 8 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Suharekë 7 raste, Skenderaj 6 raste, Shtime 4 raste, Dragash 3 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit dhe Partesh.

Që prej fillimit të pandemisë janë shënuar 83.012 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 1.776 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora

Sondazh

Poll