Aktualitet

Vaksinimi kundër COVID, mbërrijnë në Rinas 10 mijë doza ruse Sputnik-V! Dhuratë e Emirateve të Bashkuara Arabe, Manastirl

22 Mars 2021, 12:05 Nga DOSJA
Vaksinimi kundër COVID, mbërrijnë në Rinas 10 mijë doza

TIRANË– Shqipëria ka marrë 10 mijë vaksina anti-COVID, Sputnik V. Sipas kryeministrit Edi Rama, 10 mijë janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed. Detajet për burimin e vaksinave ruse, i dha kryeministrit Edi Rama me anë të një postimi në Facebook.

“Së shpejti shuma të konsiderueshme vaksinash të tjera do të pasojnë, duke na krijuar mundësinë të rrisim fuqishëm numrat e vaksinimeve ditore, për të dalë së shpejti nga tuneli i gjatë i kësaj lufte të egër,”-shkruan krahas videos kryeministri.

Për shkak se vetë është nisur drejt Francës për një takim me presidentin Emmanuel Macron, vaksinat në aeroportin “Nënë Tereza” i kanë pritur dy ministrat kompetentë për sigurimin e dozave, Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj. Në fjalën e saj, ministrja e Shëndetësisë theksoi se Shqipëria është një hap më pranë nisjes së vaksinimit masiv.


PJESË NGA BISEDA: 

Manastirliu: Menjëherë do të shkojnë në ISHP për të gjitha procedurat në lidhje me kushtet e zinxhirit ftohës.

Ahmetaj: Janë dhuratë e princit, në emër të qeverisë i falenderojmë. U gjendën me tërmetin, u gjendën dhe me pandeminë.

Manastirliu: Ky donacioni i bashkohet sasisë disponibël dhe po vaksinohet edhe të moshuarit. Është një hap para drejt fitores. Do të vijojmë për të siguruar edhe më shumë vaksina që të nisim vaksinimin masiv të popullatës për të pasur një verë më të lehtësuar. Komiteti i Imunizimit dhe të gjitha strukturat e kanë dhënë prej disa javësh të gjithë garancinë për të gjitha vaksinat që janë efektive dhe ofrojnë siguri.

Ndërkohë që jo më larg se në 28 Dhjetor, Ambasada Rusë në Shqipëri dërgoi vetë një sinjal për të furnizuar vendin tonë me doza Sputnik V. Rama, gjatë konferencë për shtyp, përjashtoi çdo mundësi që Shqipëria të furnizohet me vaksinën ruse, pasi sipas tij, sytë e vendit janë të Pfizer, Moderna, dhe AstraZeneca. Mirëpo gjatë muajve të fundit ka pasur zhvillimet, pasi dy ministrat kanë nisur negociatat për të siguruar edhe vaksinën kinezë, Sinopharm.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama muhammed bin zayed vaksina sputnik v vaksina sputnik v ne shqiperi edi rama muhammed bin zayed vaksina sputnik v vaksina sputnik v ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2021, 10:51

KAPSHTICË-Pala greke ka shtyrë deri në 5 prill mbylljen e Kapshticës. Kjo masë është marrë në kuadër të masave anti-covid. Tashmë do të lejohet vetëm hyrja...