Aktualitet

“Ditët më të rënduara për trashëgiminë”, Goci bën DENONCIMIN e fortë: Bashkia i është sulur me eksavator edhe Mo

22 Mars 2021, 11:12 Nga DOSJA

TIRANË– Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci ka denoncuar nisjen e punimeve me eksavator  ngjitur me mozaikun e Tiranës.

Në një postim në rrjetet sociale, Goci denoncon se Bashkia e Tiranës ‘rehabiliton’ me eksavator hapsirën publike të kryeqytetit, duke dëmtuar një zonë arkeologjike.

Ndër të tjera, Goci u ka bërë thirrje specialistëve të trashëgimisë të bëjnë dokumentimin dhe t’i çojnë me urgjencë në prokurori.

Postimi i Ervin Gocit:

Mendoj se keto do te jene ditet me renduara per trashegimine..m’u pak centimetra nga kufiri i rrethimit te Mozaikut te Tiranes, po germohet prej ditesh me ekskavator, dhe aty dihet qe ka rrenoja, jemi ne zemer te nje zone arkeologjike.

Bashkia po rehabiliton gjoja hapesiren publike, dhe me çfare po e ben, me ekskavator.

Jane sulur si perbindesha, per t’ja thyer kockat qytetit..ata qe po kerkojne vota, bashke me ne qe na ka zene nje hall i madh, duhet qe fushaten mos ta perdorin vetem per retorike si ne Danimarke, po te mendojne se si ndalohen terroristat e territorit. Nuk ka kohe per sehir.

Specialistet e trashegimise, te bejne dokumentimin dhe te çojne me urgjence ne Prokurori, gazetaret te veprojne dhe te mbledhin faktet, ne dijenine time ka patur dhe reagime nga banoret e zones, te cilet jane injoruar teresisht..

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ervin goci mozaiku i tiranes ervin goci mozaiku i tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2021, 10:51

KAPSHTICË-Pala greke ka shtyrë deri në 5 prill mbylljen e Kapshticës. Kjo masë është marrë në kuadër të masave anti-covid. Tashmë do të lejohet vetëm hyrja...

Aktualitet 22 Mars 2021, 09:01

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e akseve rrugore. Ata bëjnë të ditur se drejtuesit e mjeteve duhet të tregohe...