Aktualitet

Fatura e dritave 7 milionë lekë me 3 llampa, pensionisti i ‘qau’ hallin Flamur Nokës, reagon OSHEE: Pretendimi është la

22 Mars 2021, 11:54 Nga DOSJA
Fatura e dritave 7 milionë lekë me 3 llampa, pensionisti i

TIRANË- Mëngjesin e sotëm, drejtuesi politik për Kamzën në Partinë Demokratike, Flamur Noka e ka nisur në banesën e pensionistit Sevxhemali Beluli. Gjatë takimit me të, ku i fundit është ankuar për mbifaturim nga OSHEE, teksa pretendon se me 3 llamba dhe 1 televizor, fatura e energjisë i ka shkuar 7 milionë lekë për 19 muaj.


“Që prej vitit ’97 kam votuar Partinë Socialiste dhe sot jam më i zhgënjyer se kurrë prej saj. Si ka mundësi të faturohem rreth 7 milion lekë për 19 muaj, duke patur në shtëpi vetëm 3 llampa dhe një televizor? Familja jonë ngrohet me sobë me dru. I kam shkruar kryeministrit, i kam kërkuar takim drejtorit të përgjithshëm të OSHEE dhe nuk më kthejnë përgjigje” – pohon qytetari.

Por ankesa e tij nuk ka mbetur pa përgjigje nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Nëpërmjet një reagimi për BalkanWeb, OSHEE thekson se pretendimi për faturën 7 milionë lekë nuk qëndron dhe është larg të vërtetës.

“OSHEE shpreh habi me deklaraten e abonentit gjate takimit elektoral me kandidatin e PD. Pretendimi per fature 7 milione leke nuk qendron dhe eshte larg te vertetes. Abonenti ka detyrim ndaj OSHEE rreth 90 mije leke, per te cilat ka lidhur aktmarreveshje dhe i paguan me këste”, sqaron OSHEE.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet oshee sevxhemali beluli oshee sevxhemali beluli

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2021, 10:51

KAPSHTICË-Pala greke ka shtyrë deri në 5 prill mbylljen e Kapshticës. Kjo masë është marrë në kuadër të masave anti-covid. Tashmë do të lejohet vetëm hyrja...