Aktualitet

Sot festohet Sulltan Novruzi, Baba Mondi: Pandemia s’na ka penguar që të jemi shpirtërisht pranë njëri-tjetrit! Fat e mba

22 Mars 2021, 10:15 Nga DOSJA
Sot festohet Sulltan Novruzi, Baba Mondi: Pandemia s’na ka penguar që

TIRANË– Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, që sipas të cilës çdo gjë ringjallërohet duke nxitur edhe shpresën e ringjalljes për njerëzimin.

Nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve në Tiranë, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj mbajti një fjalim për të gjithë besimtarët duke u ndalur gjatë tek pandemia e koronavirusit. Baba Mondi në fjalën e tij është shprehur se situata e vështirë nuk i ka penguar qytetarët  të jenë shpirtërisht pranë njëri-tjetrit, ndërsa i uroi ata për fat e lumturi.


Të nderuar motra dhe vëllezër, vëllezër bektashian kudo jeni në botë, paçi fat e lumturi. Sulltan Novruzi ka qenë dhe mbetet një datë unikale. T’i afrohemi mirësive dhe begative, duke bashkuar fatet tona njerëzore për fatin e kombit. Dita e sotme do të mbetet e shënuar në historinë botërore. Selia jonë e Shenjtë ju ka bërë ballë dallgëve të kohës. Kemi lënë pas krahëve një histori rrëqethëse. Me gjithë dëshirën tonë, sot nuk mund të bashkohemi, për shkak se pandemia na ka kufizuar çdo ditë e më shumë. Por kjo situatë nuk na ka penguar të jemi shpirtërisht pranë njëri-tjetrit. Do i kalojmë këto ditë të vështirë për t’u bashkuar. Zoti na bekoftë të gjithëve. Amin!”, tha Baba Mondi.

Ky është viti i dytë radhazi që festa e Sulltan Novruzit mbahet nën kushtë të rrepta pandemie pa praninë e besimtarëve në teqe. Megjithatë takimet e figurave kryesore të politikës shqiptare nuk kanë munguar. Në kryegjyshatë ka zbarkuar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ambasadorja amerikane Yuri Kim, dhe presidenti Ilir Meta.

Në vendin tonë festa e Novruzit zhvillohet më 22 mars, por Viti i Ri Persian nis më 21 mars. Ndërsa në vende të ndryshme të botës, celebrimet kryen nga 21 marsi deri në 24 mars, bazuar në orën lokale.  Me këtë rast besimtarët shprehin urimet më të mira për njëri-tjetrin.

Gatimet dhe ushqimet karakteristike për këtë ditë janë  byreku me 12 lloj të ndryshme barishtesh. Bimët simbolizojnë 12 imamët, 12 muajt e vitit dhe jetën e re që çel në pranverë dhe begatinë për vitin e ardhshëm. Brenda byrekut futet një monedhë. Ai që gjen monedhën thuhet se është me fat dhe do të kalojë një vit të begatë e me mbarësi. 

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet baba mondi festa e sulltan novruzit baba mondi festa e sulltan novruzit

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2021, 09:01

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e akseve rrugore. Ata bëjnë të ditur se drejtuesit e mjeteve duhet të tregohe...

Aktualitet 22 Mars 2021, 08:19

KOSOVË-Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka bërë një postim në Facebook, në lidhje me çështjen e Lumit Vjosa në ditën botërore të ujit, vetëm pak orë para ...