Testi i Poligrafit dhe përgjimet e policisë për kreun e BKH, Komiteti Shqiptar i Helsinkit i çon në ‘Kushtetuese’: Ceno
22 Mars 2021, 11:30Nga DOSJA
TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinki ka dalë në përfundimin se testi i poligrafit për kandidatet dhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, është shkelje e të drejtave të njeriut duke e dërguar për gjykim në Kushtetuese. Në përgjigjen zyrtare, KSHH bëri me dije se analizoi me kujdes përmbajtjen e ligjit duke dalë në përfundimin se ai cenon të drejtën e jetës private në kundërshtim me të drejtat e garantuara në Kushtetutë.
KONKLUZONI
Në përfundim, për të gjitha argumentet e trajtuara më lart, vlerësojmë se neni 131 i ligjit 108/2014, të ndryshuar, ndërhyn në të drejtën e jetës private jo në përputhje me standardet dhe garancitë e kërkuara nga Kushtetuta dhe KEDNJ. Për sa më sipër, i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe KEDNJ të nenit 131 të ligjit 108/2014 “ Për policinë e Shtetit”, i ndryshuar me ligjin nr.133/2020. Për shkak se procedurat për autorizimin dhe ndjekjen e operacioneve të gjurmimit/mbikëqyrjes në kontekstin e masave të veçanta janë sekrete, në mungesë dhe të garancive procedurale që sigurojnë një kontroll efektiv të policisë, zbatimi i dispozitës së kundërshtuar mund të sjellë abuzim me pushtetin dhe cenime të pariparueshme për të drejtat e qytetarëve. Për këtë arsye kërkojme edhe pezullimin e zbatimit të nenit 131 të ligjit 108/2014 deri në marrjen e vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.
Testi i poligrafisë u aplikua gjatë garës për zgjedhjen e drejtuesit të ashtuquajturës FBI-ja shqiptare, duke u bërë shkak për shumë përjashtime. Mbetet për t’u parë nëse Gjykata Kushtetuese do t’i rrëzojë pretendimet e KSHH-së, apo do t’i cilësojë si në përputhje me ligjet. Ndërkohë rrëzimi i ligjit mund të sjellë edhe ankimimin e kandidatëve të eliminuar nga gara në BKH-të, të cilët mund të pretendojnë një “sfidë” të re për drejtuesen e këtij institucioni, Aida Hajnaj.
TIRANË– Manuela Hemollari është 19-vjeçarja, e cila solli në jetë dje foshnjen e saj në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi ishte e infektuar me covid-1...
TIRANË– Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci ka denoncuar nisjen e punimeve me eksavator ngjitur me mozaikun e Tiranës.Në një postim në rrjetet sociale, Goci...
KORÇË- Dogana e Kapshticës do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur edhe për dy javë të tjera.Afati për hapjen e pikës të kalimit kufitar me Greqinë ësh...
Aktualitet22 Mars 2021, 10:51
KAPSHTICË-Pala greke ka shtyrë deri në 5 prill mbylljen e Kapshticës. Kjo masë është marrë në kuadër të masave anti-covid. Tashmë do të lejohet vetëm hyrja...
TIRANË– Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, që sipas të cilës çdo gjë ringjallë...
SARANDË– Një 34 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Sarandë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një të moshuari 2 aparate celular.Sipas Balkanweb, El...
GJIROKASTËR–Një letër iu është dërguar kryeministrit Edi Rama nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë të trashëgimisë kulturore të cilët kanë punuar në Gjiro...
THETH– Gjatë natës së kaluar në Theth kanë rënë reshje intensive dëbore të cilat kanë vështirësuar situatën.Shumë rrugë kryesore janë bllokuar, ndërsa kal...
DIBËR– I gjithë qarku i Dibrës, është përfshirë nga reshje të dendura dëbore që kanë vijuar përgjatë natës dhe mëngjesit të sotëm. Trashësia e dëborës në d...
Aktualitet22 Mars 2021, 09:01
TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e akseve rrugore. Ata bëjnë të ditur se drejtuesit e mjeteve duhet të tregohe...