Aktualitet

22 Mars 2021, 10:51 Nga DOSJA

KAPSHTICË-Pala greke ka shtyrë deri në 5 prill mbylljen e Kapshticës. Kjo masë është marrë në kuadër të masave anti-covid. Tashmë do të lejohet vetëm hyrja në Shqipëri e këmbësorëve. Në njoftimin e bërë publik shkruhet se hyrja drejt Greqisë do të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00 për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

NJOFTIMI:

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 05.04.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllja e kapshtices shtyhet mbyllja e kapshtices mbyllja e kapshtices shtyhet mbyllja e kapshtices

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2021, 09:01

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e akseve rrugore. Ata bëjnë të ditur se drejtuesit e mjeteve duhet të tregohe...

Aktualitet 22 Mars 2021, 08:19

KOSOVË-Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka bërë një postim në Facebook, në lidhje me çështjen e Lumit Vjosa në ditën botërore të ujit, vetëm pak orë para ...