Aktualitet

Moti i keq në vend/ Qarku i Dibrës në errësirë, rrugët rurale pothuajse të gjitha të pakalueshme, bllokohen njësitë ad

22 Mars 2021, 09:12 Nga DOSJA
Moti i keq në vend/ Qarku i Dibrës në errësirë,

DIBËR– I gjithë qarku i Dibrës, është përfshirë nga reshje të dendura dëbore që kanë vijuar përgjatë natës dhe mëngjesit të sotëm. Trashësia e dëborës në disa zona ka arritur nga 30-60 cm dëborë, ndërsa në zonat e thella trashësia e dëborës arrin edhe më shumë. Qarkullimi në rrugët nacionale është i hapur por në disa segmente si Peshkopi-Kala e Dodës, Ura e Çerenecit- Stebleve, Qafë Bualli- Martanesh në disa segmente kalohet me zinxhirë. Mësohet se kontraktorët po punojnë për të hapur rrugët.

Në bashkinë e Dibrës, është bllokuar njësia Administrative, Selishtë, Lurë, e Luzni, rrugët e fshatrave dhe qendrave administrative, si Kala e Dodës, Sllovë, Zalldardhë, Reçm Kastriot e Melan.


Ka mungesë të energjisë në Kala e Dodës, Sllovë, Fushe Çidhën, Selishte, Lurë, Reç e Muhurr dhe pjesërishtë qyteti Peshkopi, bashkia Dibër, si dhe Trebishtë, Ostren, Gjorice, Shupenzë, Fushë Bulqizë e qyteti Bulqizë.

Prej dy ditësh Shqipëria është përfshirë nga temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Ditën e djeshme probleme kishte në Pogradec, Rrugën e Kombit dhe në Kukës. Sot, probleme paraqiten në Bulqizë dhe Kukës të cilat paraqiten pa energji elektrike. Në Korçë ka vetëm reshje dëbore, në Vlorë dhe Gjirokastër pritet që të ketë shtrëngata shiu.

LAJMI KRYESOR: MOTI I KEQ! Shiu dhe bora ‘pushtojnë’ vendin, Bulqiza 12 orë pa drita dhe probleme me qarkullimin e mjeteve (PARASHIKIMI+HARTA LIVE)

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet diber moti i keq ne shqiperi diber moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2021, 09:01

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e akseve rrugore. Ata bëjnë të ditur se drejtuesit e mjeteve duhet të tregohe...

Aktualitet 22 Mars 2021, 08:19

KOSOVË-Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka bërë një postim në Facebook, në lidhje me çështjen e Lumit Vjosa në ditën botërore të ujit, vetëm pak orë para ...