Aktualitet

22 Mars 2021, 09:01 Nga DOSJA

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e akseve rrugore. Ata bëjnë të ditur se drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në akset ku është e nevojshme.

Në Peshkopi-Ushtelencë, Peshkopi-Qafë Drajë, Urë Çerenecit-Klenjë, Trebisht-Doganë, Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, duhet të qarkullohet me zinxhirë.

NJOFTIMI:

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare
Reshjet e borës kanë vazhduar gjatë natës Në Rajonin Jugor ka përmirësim të situatës,  kontraktorët kanë bërë pastrimin e plotë të akseve dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalishtRajoni Qendror nuk ka probleme me qarkullimin. Rekomandohet që përdoruesit e mjeteve që kalojnë në segmentet Lunik-Steblevë dhe Krujë-Sarisallitik të pajisen me goma dimri ose zinxhirë.
Në Rajonin Verior reshjet kanë vazhduar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me erë të fortëQarkullohet me zinxhirë në:
Peshkopi-Ushtelencë, Peshkopi-Qafë Drajë,
Urë Çerenecit-Klenjë, Trebisht-Doganë, Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës,
Qafë Mali- Fierzë, Qafë Bualli-Bulqizë-Peshkopi.
Vazhdon puna për pastrimin e akseve
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në akset ku është e nevojshme, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën  dhe udhëzimet e Policisë Rrugore 

Prej dy ditësh Shqipëria është përfshirë nga temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Ditën e djeshme probleme kishte në Pogradec, Rrugën e Kombit dhe në Kukës. Sot, probleme paraqiten në Bulqizë dhe Kukës të cilat paraqiten pa energji elektrike. Në Korçë ka vetëm reshje dëbore, në Vlorë dhe Gjirokastër pritet që të ketë shtrëngata shiu.

LAJMI KRYESOR: MOTI I KEQ! Shiu dhe bora ‘pushtojnë’ vendin, Bulqiza 12 orë pa drita dhe probleme me qarkullimin e mjeteve (PARASHIKIMI+HARTA LIVE)

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2021, 08:19

KOSOVË-Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka bërë një postim në Facebook, në lidhje me çështjen e Lumit Vjosa në ditën botërore të ujit, vetëm pak orë para ...